TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti në Desenzano, Itali.
Shqiptari Iliaz Ismaili po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon.
Ai u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni gjatë natës. 35-vjeçari nuk arriti t’i mbijetonte traumës dhe plagëve të marra nga përplasja me furgon në via Gramsci, pak hapa nga buzë liqenit.
Viktima Iliaz Ismaili, punonte si banakier në hotelin Villa Rosa në Desenzano.
