TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Batalioni i Xhenios është angazhuar për të mbështetur strukturat e Emergjencave Civile në zonat me problematika të theksuara nga përmbytjet në qarqet Gjirokastër dhe Kurbin.
Forcat e specializuara dhe mjetet e batalionit po ndërhyjnë për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Dhoksat, si dhe për rehabilitimin e shtratit të lumit në fshatin Skuraj, për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar rreziqet për banorët dhe infrastrukturën lokale.
Strukturat e Emergjencave Civile dhe Batalioni i Xhenios do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, duke qëndruar në gatishmëri për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura.