AKTUALITET, 20 Nëntor 2024, 20:27

FNSH ‘blindon’ Vlorën: Kontroll automjeteve të shtrenjta e me xhama të zinj, në fokus zbulimi i personave në kërkim

FNSH ‘blindon’ Vlorën: Kontroll automjeteve të shtrenjta e

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, sëbashku me policinë e Vlorës, po zhvillojnë një aksion kontrolli në rreth-rrotullimin e Skelës.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se ky aksion konstaton në kontrollin e automjeteve të shtrenjta dhe atyre me xhama të zinj.

Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.

Në zonën e Skelës janë ndaluar automjete të cilat kontrollohen, sëbashku me drejtuesit e tyre.