TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja Flutura Açka shprehu shqetësimin e saj në “Off the Record” në lidhje me iniciativën e qeverisë për të kthyer shkollat në qendra komunitare, e cila sipas saj ka nisur të eksperimentohet në disa shkolla në Tiranë.
Açka shtoi se figura e mësuesit sot është e lëkundur dhe kjo për shkak të presionit të politikës.
“Janë mbyllur 500 shkolla në Shqipëri. Nuk e dimë çfarë janë kthyer këto godina. Ka iniciativa për kthimin e shkollave në qendra komunitare pa pasur një studim. Ka nisur ky eksperiment në disa shkolla dhe nuk e dimë çfarë ka sjellë.
Një iniciativë e tillë e nxituar mund të japë rezultate që shkollave iu prishet shenjtëria. Çfarë roli ka mësuesi në Shqipëri? Me transparencë duhet të ndreqim situatën. Figura e mësuesit e lëkundur dhe kjo vjen nga presioni i politikës. Mësuesit shpërndajnë në rrjetet sociale aktivitetet e ministres.
Mësuesit thirrjen nga drejtorët dhe iu kërkohen vota. Mos e politizojmë shkollën, ta lemë në shenjtërinë e saj”, tha deputetja.