AKTUALITET, 11 Korrik 2022, 11:25

Fluks në Portin e Durrësit/ Gjatë fundjavës hynë 9,147 pasagjerë në vendin tonë

Fluks në Portin e Durrësit/ Gjatë fundjavës hynë 9,147

Fundjava e kaluar ka patur një fluks të madh pasagjerësh. Mësohet se këto dy ditë kanë hyrë në vendin tonë 9,147 persona.

Të dhënat i ka publikuar Autoriteti Portual Durrës, i cili ka regjistruar fluksin në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit nga data 8 korrik 2022 deri më 10 korrik 2022.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kuftare Port Durrës hynë 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.