AKTUALITET, 13 Prill 2024, 19:04

Fluks në doganë, ja ku kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën qytetarët shqiptarë

Fluks në doganë, ja ku kanë zgjedhur ta kalojnë

Fundjava ka risjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, kryesisht nga vizitorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Orët e pikut mbeten paraditja dhe pasditja, pasi dhe vizitat në Maqedoninë e Veriut nga qytetarët janë të shkurtra.

Pritjet e automjeteve sipas informacioneve shkojnë deri në 40 minuta, ndërkaq mësohet se aktualisht po punohet me tre sportele.

Duhet të kujtojmë se në këtë pikë kufitare aplikohet kalimi me një ndalesë, ku kontrollorët e dy palëve qëndrojnë në një kabinë.