AKTUALITET, 17 Shkurt 2024, 12:39

Flamur Noka thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit: Koha të ngrihemi kundër Ramës

Flamur Noka thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20

Deputeti Flamur Noka ka bërë thirrje për pjesëmarrjen në protestën e 20 shkurtit nga Elbasani.

Gjatë takimit me demokratët, Noka u shpreh se Shqipëria ka ecur drejt greminës dhe se vendi varet nga humori i një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

“E gjithë panorama 10-vjeçare e këtij njeriu ka vetëm një fytyrë, atë kriminale, ka ardhur koha ti themi stop Ramës dhe regjimit të tij”, tha ligjvënësi demokrat.

Flamur Noka: Shqipëria ka ecur drejt greminës. Nuk jemi në një shtet ku nuk respektohen institucionet, qytetarët e ligjet.

Jemi në një shtet të një njeriu, ku jeta e gjithkujt varet nga humori i një njeriu, i Edi Ramës, është rreziku serioz për demokracinë dhe të ardhmen e këtij vendi.

E kemi parë çfarë është në gjendje të bëjë me taksat tuaja, aferat e tij në 10 vite kanë qenë të tilla sa nuk kemi mundur t’i denoncojmë të gjitha. E gjithë panorama 10-vjeçare e këtij njeriu ka vetëm një fytyrë, atë kriminale, Ka ardhur koha ti themi stop Ramës dhe regjimit të tij. Rrëmbeu portin e Durrësit, ia dha një arabi me hije të dyshimta, pas të cilit fshihet vetë.

Është koha që të ngrihemi dhe t’i japim përgjigje Ramës e regjimit të tij.

Askush nuk ka as më të voglin iluzion se Rama do të përgjigjet dhe do të marrë atë që meriton.

Për inceneratorin e Tiranës, Veliaj duhet të përgjigjet e të shkojë para drejtësisë. Edhe Gentian Llataj, i zhytur në krim korrupsion, e batak po vazhdon e kullandriset vetëm e vetëm se ka drejtësi me regji dhe regjisori i kësaj drejtësie është Rama.

Berisha që ka qeverisur këtë vend me duart më të pastra, simbol i antikorrupsionit është i burgosur politik sepse s’ka drejtësi të re.

Është atje sepse tha të vërteta të mëdha, ndaj Rama nuk e duroi dhe dha urdhër për arrestimin e tij.