TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën Parlamentare të javës së kaluar pati një përplasje të fortë mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt, që shkoi deri në përplasje fizike, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD e tërhoqi me forcë deputetin Shehaj nga foltorja.
Noka e akuzon Shehajn se i shërben Erion Veliajt dhe qeverisë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Noka ka bërë disa aludime për deputetin, duke i ngritur disa pyetje. Ai deklaroi se pret përgjigjen e Shehajt dhe pastaj do të publikojë "faktet".
I pyetur nga gazetarët se përse nuk i publikon këto informacione nëse janë të vërteta, Noka tha se do ti publikojë kur të dojë ai.
"A ka biznes me vëllain e Erion Veliajt në Itali? Ta thotë ai se pastaj do e them unë. A ka ngrënë darkë në Firence më Ëngjëll Agaçin? Nuk mund të ma quash opozitë.
Por demorkatëve që i mashtron do t’ju bëjmë me dije se kush është.
A është në hetim nga prokuroria në Friuli zotëria? A është nën hetim për mashtrim? A ka marrë leje nga Erion Veliaj? A është në thesin e qeverisë?
Ai të thotë jo për këtë dhe i nxjerr unë. I nxjerr kur më intereson, e di unë", tha Noka.