AKTUALITET, 14 Prill 2026, 18:56

Flakët/ Digjet pallati te 'Farmacia 10', helikopteri i ushtrisë në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Ndërhyn edhe RENEA

Flakët/ Digjet pallati te 'Farmacia 10', helikopteri i

Një pallat i kompleksit "Arlis" te zona e njohur si "Farmacia 10" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë objektin shumë-katësh është angazhuar edhe një helikopter i ushtrisë, i cili po hedh ujë nga lart.

Aksionit për evakuimin e banorëve nga pallati te ‘Farmacia 10’ në Tiranë, i cili u përfshi nga flakët, i janë bashkar edhe forcat speciale RENEA.

Deri më tani raportohet të jenë evakuar disa persona, ndërkohë që puna në terren nga forcat zjarrëfikëse dhe Policia vijon.