TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylli Manjani, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për çështjet në SPAK që kanë lindur si pasojë e bisedave të SKY ECC.
Manjani tha se këto biseda janë në fakt përgjime dhe si të tilla duhet të përdoren vetëm sipas ligjit shqiptar dhe ato nuk mund të përdoren siç po ndodh aktualisht.
Ai foli edhe për ndryshimin e qëndrimit që kanë patur prokurorët e SPAK në GJK.
"Poshtërsia që përdor drejtësia sot. Përgjimi, është një ndërhyrje në jetën private, e dhunshme, por që e bën shteti sipas procedurave strikte. Nuk është vetëm procedura për ta marrë, por edhe për ta ruajtur atë. Në biseda private njeriu flet dhe është krejt legjitim.
Ëshë një standard i dhunuar, që përgjimi, s'ka rëndësi ku është marrë, ke për detyrë ta ruash, edhe sikur të jetë me vendim gjykate. Nuk është qëllim përgjimi, fjalët nuk të kriminalizojnë. Ka vetëm dy nene kur fjalët bëhen provë, fyerja dhe shpifja. Fjala nuk të çon në burg. Fjalët, njeriu shkruan çdo gjë dhe shtetet kanë shpikur rregulla dhe konventa që i ruajnë përgjimet. Hetuesi thotë nga përgjimi mund të gjejë provë. Kurrën e kurrës duke treguar përmbajtjen.
Në vitin 2023, SPAK për herë të parë anonçon arrestime mbi bazën e pretendimeve të të dhënave nga SKY ECC. Nuk dinim asgjë. Në të tre shkallët e gjykimit, gjykatat kanë vendosur mbi prezumimin me shumë forcë nga prokurorët e SPAK, që na kanë ardhur dokumente statike me Franca me letër porosi. Pretendimi jonë ka qenë janë të dhëna nga përgjimet dhe jo statike. Sepse statusi legal është i ndryshëm. Jo vetmë përgjime, por përgjime masive. Që të jetë i ligjshëm një përgjim, duhet autorizuar nga gjyakta me emër, mbiemër, akuzë konkrete. Jo të fusësh sonda. Ja ku jemi, që të dhëna nga komunikimi që mund të ketë patur gazetari është e paligjshme për t’u përdorur. Edhe ligji francez, e ndalon gazetarin ta përgjogjë përfshirë dhe për shtetasit që nuk jetojnë në Francë në atë moment.
Kur vajtëm në GJK, u ballafaquam me situatë të re juridike. Vetë prokurorët e SPAK kanë ndryshuar qëndrim legal. Nuk thonë se janë dokumenta por janë të dhëna nga përgjimet. Ne nuk kemi shkuar për të rrëzuar SKY. Njohja dhe pranimi i këtyre të dhënave si të dhëna nga përgjimet që duhet të jenë sipas ligjit tonë. Përgjimet duhen me emër, mbiemër dhe akuzë.
C’është më e keqja, nëse nuk ekzsiton SKY, nuk kanë asnjë provë tjetër, kjo është edhe më e rëndë. Pra, për ta shkurtuar ky është qëndrimi me SKY. Edhe SKY janë të dhëna të marra nga përgjimet dhe duhen kontrolluar me ligjin shqiptar. Edhe ligji francez nuk legjitimon përgjimet për shtetasit që nuk janë në Francë.
Dumani tha më sillni një vendim, unë i kam cuar gjashtë vendime për SKY ECC. Janë në dosje", tha Manjani.