AKTUALITET, 6 Shkurt 2025, 11:56

Financimi/ Rama: Eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në 2030. Arritja e objektivit ambicion kërkon fuqi të shtuar të sektorit dhe fermerëve

Financimi/ Rama: Eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro

Kryeministri Edi Rama është shprehur se objektivi i qeverisë së tij është që eksportet bujqësore do të shkojnë 1 miliard euro në vitin 2030.

Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, Rama thekoi se arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit dhe të fermerëve.

Ai shtoi se kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.

Edi Rama: Ne kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro.

I kemi katërfishuar. Dhe arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, të fermerëve dhe kjo fuqi e shtuar do të vijë përmes investimeve dhe përmes rritjeve të volumit të sipërmarrjes në fshat.

Është e domosdoshme edhe për Shqipërinë, anëtare të BE, sfida e konkurrencës dhe përshtatjes me rregulla e standarde edhe më të larta është sfidë e madhe.

 Mund tu themi sot të gjithë atyre që kërkojnë më shumë financim në bujqësi, se norma e interesit do të jetë shumë tërheqëse, dhe ne nga ana tjetër me të gjithë dijen e fituar nga puna e madhe që na ka dhënë 500 projekte falë ndërveprimit të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të mund t’u gjendemi pranë fermerëve që të rrisim me një shpejtësi më të madhe se sa deri më sot, volumin e financimeve për të arritur 1 mld euro eksport. Kjo bëhet që të arrihet të vendoset edhe bujqësia në njëjtin njëjtin nivel të arritjeve të qëndrueshme në Shqipëri si anëtar i vogël në madhësi por dinjitoz në performancë, në BE.