AKTUALITET, 25 Maj 2022, 20:40

Finalja e Conference League, Meta poston foton nga stadiumi para ndeshjes: Ju uroj një mbrëmje të paharruar!

Finalja e Conference League, Meta poston foton nga stadiumi para ndeshjes: Ju

Mes mijëra tifozëve në stadiumin Air Albania për të ndjekur finalen e Conferencë League është edhe presidenti Ilir Meta.

Ai ka ndarë një foto pak para përballjes në fushën e blertë të Romës dhe Fejenordit ku uron një mbrëmje të paharruar.

“Të dashur miq ju uroj një mbrëmje të paharruar nga Air Albania!”, shkruan presidenti Meta.