TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë 36-vjeçari Maradon Dajlani, pasi ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje.
Po ashtu u bë arrestimi i 40-vjeçarit me iniciale I.S, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 45-vjeçar për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale "Vjedhja”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", për shtetasin B. S., 45 vjeç, banues në fshatin Thanasaj, Lushnjë, i cili është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe fsheh rrethanat e ngjarjes.
U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorit/ëve, pasi në Lushnjë kanë vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetases A. A., 32 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.