AKTUALITET, 17 Dhjetor 2025, 17:37

Fëmijët në Sarandë pikasin çantën e dyshimtë përtokë, brenda saj gjendet pistoletë

Fëmijët në Sarandë pikasin çantën e

Gjendet një armë zjarri pranë qendrës së Sarandës. Arma e tipit pistoletë “TT” është gjetur nga tre fëmijë të mitur, teksa luanin në vendin e quajtur “15-katëshi”, në rrugën “Onhezmi”.

Arma e zjarrit ishte e futur në një çantë dore.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorit që ka hedhur armën e zjarrit në rrugë.