AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 12:27

Çfarë do të ndodhë në shtator? Sali Berisha flet për deputetët kritikë që morën pjesë në protestë: Ata që vënë PD-në të parën…

Çfarë do të ndodhë në shtator? Sali Berisha flet

Ish kryeministri Sali Berisha ka vleresuar deputetet kritike me te qe moren pjese ne protesten e 7 Korrikut. Ai tha se deputetet qe vene te paren PD-ne, dine te marrin vendimet e duhura.

Pyetje: Ishin dhe deputetë të PD që nuk kanë qenë përkrahë jush, pas kësaj proteste a keni pasur komunikime me disa prej tyre dhe a besoni se në shtator do keni shumicën e grupit parlamentar të PD?

Sali Berisha: Deputetët që vënë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura.

Lidhur me pjesëmarrjen e deputetëve të PD, ata kanë përmbushur një detyrim moral dhe ligjor. Ata janë gjetur mes zgjedhësve dhe mbështetësve të PD, aty ku ishin.


Prandaj i përgëzoj. Protesta i mirëpret dhe ne i kemi ftuar ata.

Në këtë aspekt nuk kam asnjë mëdyshje që ata janë deputetë të PD.

Natyrisht nuk i injoroj problemet që ekzistojnë.

Por ata që venë PD-në të parën, dinë të marrin vendimet e duhura