AKTUALITET, 5 Dhjetor 2024, 11:54

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje/ Manja: Kemi votat, e miratojmë brenda dhjetorit! Bardhi: Jeni kapur me presh në duar

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje/ Manja: Kemi votat, e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se maxhoranca do t’i anulojë me ligj gjobat e paekzekutura duke theksuar se kanë numrin e nevojshëm të votave.

Gjatë tensioneve në Kuvend, Manja iu drejtua opozitës duke u shprehur se “kur të vini ju, anulojini ju”, referuar gjobave.

Ai theksoi se Kuvendi brenda këtij sesioni parlamentar ,me ligj do të anulojë gjobat.

Ulsi Manja: Ne si maxhorance kemi numrat dhe do I anulojmë këto gjoba. Një pjesë është ekzekutuar e një pjesë jo, sepse ishte e pamundur. Do ta bëjmë se kemi numrat dhe kemi mandatin për ta bërë këtë gjë. Dakor. Parlamenti do ta miratojë brenda dhjetorit.

Gazment Bardhi: Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër.