AKTUALITET, 9 Shkurt 2025, 19:23

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe LDK me pak diferencë, ja sa deputetë marrin

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe

Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe

Nga këto rezultate LVV do të ketë 46 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë, LDK 22 deputetë, AAK 8 deputetë dhe 20 deputetë do të kenë minoritetet.

Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%.

Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë me të drejt vote, në procesin e votimit deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 28.32%.

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe

Ka dalë para pak çastesh edhe rezultati i “exit poll” për zgjedhjet në Kosovë i organizuar nga Albanian Post dhe Televizioni T7. Gazetari Baton Haxhiu tha se anketa është bërë në 28 qytete dhe disa fshatra i organizuar nga 43 anketues. Marzhi i gabimit është 1.5%.

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe

Sipas këtij Exit-Poll, “Lëvizja Vetëvendosje” ka marrë: 37% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 23%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 20%, AAK/NISMA ka marrë 8% ndërsa koalicioni “Lista për familjen” nuk e ka kaluar pragun

Ndërsa exit-polli i Klan Kosovës e ka nxjerrë LVV-në të parën, por me rënie të madhe të votave nga zgjedhjet e 2021 – me 38.2 %. E dyta parashihet të jetë PDK-ja me 22.4%, LDK e treta me 20.1%, AAK me 7.6%, si e katërta. Marzhi i gabimit për këtë exit-poll është 3%. 

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe

Sipas exit poll të Koha Ditore, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë 42.3% të votave e përkthyer 47 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet partia e dytë me 21.3% të votave me 23 ulëse në Kuvend.

EXIT POLL-et e para për zgjedhjet në Kosovë: LVV e para, PDK dhe

Lidhja Demokratike e Kosovës numëron 20.4% të votave me 23 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe grupet tjera, mbetet fuqia e katërt politike në Kosovë. Kjo parti do t’i ketë 7 deputetë me 6.3% të votave.