AKTUALITET, 21 Janar 2026, 13:44

Evazion tek ndërtimi, Tatimet: Nuk deklarohen çmimet reale të shitjes së pronave, 9 mijë biznese ‘në sitë’ edhe për nëndeklarim pagash

Evazion tek ndërtimi, Tatimet: Nuk deklarohen çmimet reale të

Përveç nëndeklarimit të pagave të punonjësve, ndërtuesit nuk deklarojnë çmimin real të shitjes së apartamenteve, si dhe raportojnë shitje nën çmimet e referencës, madje shpesh në cash dhe pa fatura të fiskalizuara. Ulja e deklarimit të vlerës reale të pronës, bëhet kryesisht për të shmangur tatimin 15% për transaksionin.

Kryerja e një volumi të madh transaksionesh me para në dorë sipas administratës tatimore ka sjellë vështirësi në përcaktimin e kostos reale të ndërtimit, ndaj dhe shpesh bëhet objekt i raporteve për rrezikun e pastrimit të parave.

Janë këto disa nga shkeljet kryesore të konstatuara nga Administrata Tatimore në kontrollet e kryera në sektorin e ndërtimit në 8,784 biznese aktive, ku gati gjysma, rreth 47% ushtrojnë aktivitetin në Tiranë.

Në planin sektorial të miratuar nga tatimet thuhet se nga 64 mijë punonjës që ka ky sektor 55% e tyre kanë rroga deri në 50 mijë lekë, ndërsa pagën mesatare të vendit e kalojnë vetëm 10% e punonjësve. Këto paga të ulta sipas tatimeve nuk paraqesin realitetin. 3 janë shkeljet e konstatuar në punësim dhe paga:

-Numër i ulët i punonjësve të deklaruar në raport me vëllimin e punimeve.

-Paga të deklaruara shumë më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e ndërtimit.

-Përdorimi i punëtorëve të përkohshëm ose të padeklaruar për fazat intensive të punimeve.

Këto arsye çuan tatimet të miratonin paga referuese në këtë sektor që do të rishikohen për çdo vit. Me përjashtim të sanitarëve, të gjithë punonjësit e tjerë të sektorit duhet të kenë paga mbi 80 mijë lekë.

“Sektori i ndërtimit mbetet një nga prioritetet e Administratës Tatimor për shkak të nivelit të lartë të informalitetit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore dhe në tregun e punës. Vendosja e pagave referuese dhe përdorimi i analizës së thelluar të riskut për identifikimin e rasteve të nën-deklarimit përbëjnë një instrument të rëndësishëm në formalizimin e sektorit dhe forcimin e administrimit tatimor”, thuhet në planin e tatimeve.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të kryera thuhet në dokument janë identifikuar edhe shkelje duke përdorur furnitorë fiktivë dhe fatura të rreme për të rritur artificialisht shpenzimet dhe për ulur fitimin e tatueshëm.

Prej datës 16 janar tatimet kanë nisur kontrollet fizike për të gjithë ata tatimpagues të këtij sektori që nuk kanë reflektuar as pas letrave që ju ka dërguar administrata tatimore në muajin dhjetor për deklarim real si të pagave të punonjësve por edhe të transaksioneve.

PLANI I MENAXHIMIT TË RISKUT PËR SEKTORIN E NDËRTIMIT
(INFORMALITETI DHE PAGAT REFERENCË)**
2
1. Konteksti dhe rëndësia e sektorit të ndërtimit
Sektori i ndërtimit ka peshë të rëndësishme në ekonomi dhe në të ardhurat buxhetore, por një pjesë
e potencialit tatimor mbetet e paarkëtuar për shkak të informalitetit. Në strategjinë afatmesme të
të ardhurave 2024–2027, të ardhurat e arkëtuara nga sektori i ndërtimit përbëjnë një pjesë të PBBsë, duke nënvizuar se çdo masë e marrë për mirëadministrimin e TVSH-së dhe tatimeve në këtë
sektor sjell efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave.
Për DMR-në, kjo nënkupton nevojën për qasje të veçantë risk-based ndaj ndërtimit, duke
kombinuar analiza horizontale (krahasim midis tatimpaguesve) me analiza vertikale (gjurmim
zinxhiri nga leja e ndërtimit deri të shitja e njësive).
2. Qëllimi dhe objektivat e planit
Qëllimi kryesor i planit lidhet me adresimin e informalitetit në sektorin e ndërtimit dhe krijimin e
një mekanizmi referues për vlerësimin e pagave mesatare në këtë sektor.
2.1 Objektivat e planit
 Deklarim real i pagave mbi bazën e profesioneve dhe tregut të punës.
 Rritja e fondit të pagave të deklaruara për popullatën aktive.
 Ulja e numrit të punonjësve me paga në nivelin minimal.
 Rritja e numrit të punonjësve të deklaruar.
 Zbatimi i detyrimit për përdorimin e pajisjeve elektronike të faturimit dhe deklarimit real
të qarkullimit dhe jo bazuar në çmimet e referencës.
 Rritje e qarkullimit të raportuar nga tatimpaguesit përmes monitorimit, analizës së riskut
dhe kontrolleve në terren.
 Rritja e rregullsisë në dorëzimin e deklaratave tatimore (TVSH, Tatim fitimi, TAP,
sigurimet etj.).
 Rritje e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve.
 Përmirësim i mbledhjes së tatimeve si TVSH, tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi
dhe tatim mbi të ardhurat e korporatës, përmes:
o deklarimit korrekt të qarkullimit;
o pakësimit të evazionit;
o monitorimit të transaksioneve dhe raportimit fiskal.
 Monitorim i pagesave për të mos lejuar krijimin e borxhit të ri tatimor, kryesisht në
TVSH.
 Ulje e detyrimeve të pambledhura.
 Rritje e numrit të tatimpaguesve të regjistruar në përgjegjësinë e Tatimit në Burim
(TMB).
3
3. Përshkrimi i sektorit/popullsisë së ndërtimit
Tiparet kryesore të popullsisë: U morën në shqyrtim 8,784 tatimpagues aktiv në këtë sektor.
Shpërndarja e 8,784 tatimpaguesve aktiv sipas formës ligjore është si me poshtë ku 51% e
tatimpaguesve kanë formën e organizimit shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Foram Ligjore Nr i Nipteve % ndaj totalit
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara 4,503 51%
Person fizik 4,122 47%
Degë e shoqërive të huaja 106 1%
Shoqëri aksionere 29 0%
Shoqëri e thjeshtë 19 0%
Shoqëri komandite 2 0%
Ortakëri 1 0%
Shoqëri kolektive 1 0%
Zyrë përfaqësimi 1 0%
Totali 8,784 100%
Shpërndarja e tatimpaguesve sipas Drejtorive Rajonale:
DRT Nr i Nipteve % ndaj totalit
DRT Tiranë 4,123 47%
DRT Durrës 1,235 14%
DRT Vlorë 536 6%
DRT Fier 523 6%
DRT Elbasan 468 5%
DRT Lezhë 367 4%
DRT Sarandë 342 4%
DRT Korçë 266 3%
DRT Shkodër 240 3%
DRT DTM 209 2%
DRT Berat 156 2%
DRT Dibër 135 2%
DRT Gjirokastër 99 1%
DRT Kukës 85 1%
Totali 8,784 100%
Shpërndarja sipas përshkrimit të aktivitetit të tatimpaguesve nga aktivtetet e ndërtimit të
ndërtesave rezidenciale e jo rezidenciale të cilat zënë 27% të totalit të tatimpaguesve të të gjithe
sektorit deri tek ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokësore i cili ka përqindjen më të ulët të
tatimpaguesve rreth 0.1 % të totalit të tatimpaguesve të të gjithe sektorit.
Kodi Pershkrimi i aktivitetit
Nr. i
Nipteve
% ndaj
totalit
F4120 Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale e jo rezidenciale 2,380 27.1%
F4399 Të tjera punime të specializuara ndërtimi p.k.t. 1,914 21.8%
F4110 Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale dhe jo rezidenciale 892 10.2%
4
F4322
Punime hidraulike, instalime të ngrohjes dhe
kondicionimit të ajrit 543

6.2%
F4332 Punime montimi 488 5.6%
F4321 Instalime elektrike 476 5.4%
F4339 Punime të tjera përfundimtare dhe finicioni të ndërtesave 391 4.5%
F4299 Ndërtimi i veprave të tjera të inxhinerisë civile p.t.k. 313 3.6%
F4333 Punime për veshjen e dyshemeve dhe mureve 283 3.2%
F4331 Punime suvatimi 261 3.0%
F4329 Instalime të tjera elektrike 199 2.3%
F4221 Ndërtimi i veprave të tubacioneve e kanalizimeve 134 1.5%
F4334 Lyerja dhe vendosja e xhamave 117 1.3%
F4211 Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave 99 1.1%
F4222
Ndërtimi i veprave të shërbimit komunal për energjinë
elektrike dhe telekomunikacione 69 0.8%
F4313 Shpime 56 0.6%
F4391 Punime të çatisë 51 0.6%
F4311 Punime për prishje 40 0.5%
F4312 Përgatitja e kantjerit të ndërtimit 38 0.4%
F4291 Ndërtimi i veprave ujore 24 0.3%
F4213 Ndërtimi i urave dhe tuneleve 10 0.1%
F4212 Ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokësore 6 0.1%
Totali 8,784 100%
Të dhënat e përgjithme të punonjesve dhe fashave të pagave
Sikurse shihet tek tabela më poshtë rreth 25% e totalit të punonjësve në sektor marrin paga që
përfshihen tek fasha e pages 40,001 – 50,000 lekë.
Fashat e Pagave Nr i punonjesve 2509 % ndaj totalit
Fasha 0 - 39.999 lekë 7,853 12%
Fasha 40.000 lekë 11,413 18%
Fasha 40.001 - 50.000 lekë 16,220 25%
Fasha 50.001 - 70.000 lekë 14,475 22%
Fasha 70.001 - 100.000 lekë 8,062 12%
Fasha 100.001 - 120.000 lekë 2,156 3%
Fasha mbi 120.000 lekë 4,393 7%
Nr.Punonjësve Total 64,572 100%
Shpërndarja e punonjësve sipas aktiveteve të tatimpaguesve;
Kodi ekonomik
Nr i
punonjesve
2509
% ndaj
totalit
F4120,Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale e jo rezidenciale 25,526 40%
F4399,Të tjera punime të specializuara ndërtimi p.k.t. 11,044 17%
F4110,Ndërtimi i ndërtesave rezidenciale dhe jo rezidenciale 8,978 14%
5
F4299,Ndërtimi i veprave të tjera të inxhinerisë civile p.t.k. 2,733 4%
F4211,Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave 2,652 4%
F4321,Instalime elektrike 2,413 4%
F4332,Punime montimi 1,655 3%
F4322,Punime hidraulike, instalime të ngrohjes dhe kondicionimit të
ajrit 1,652 3%
F4339,Punime të tjera përfundimtare dhe finicioni të ndërtesave 1,504 2%
F4221,Ndërtimi i veprave të tubacioneve e kanalizimeve 1,476 2%
F4331,Punime suvatimi 998 2%
F4333,Punime për veshjen e dyshemeve dhe mureve 777 1%
F4329,Instalime të tjera elektrike 711 1%
F4222,Ndërtimi i veprave të shërbimit komunal për energjinë elektrike
dhe telekomunikacione 503 1%
F4291,Ndërtimi i veprave ujore 393 1%
F4334,Lyerja dhe vendosja e xhamave 359 1%
F4391,Punime të çatisë 340 1%
F4312,Përgatitja e kantjerit të ndërtimit 310 0%
F4313,Shpime 277 0%
F4311,Punime për prishje 93 0%
P8520,Arsimi fillor 93 0%
F4212,Ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nën tokësore 54 0%
F4213,Ndërtimi i urave dhe tuneleve 29 0%
N7912,Aktivitete të operatorëve turistikë 2 0%
Totali 64,572 100%
4. Problematikat kryesore të konstatuara në sektorin e ndërtimit
Drejtoria e Menaxhimit të Riskut identifikon disa grup-risqe kryesore për sektorin:
 Mosdeklarimi i plotë i xhiros dhe i sipërfaqeve
o Deklarim i çmimeve të shitjes nën çmimet e tregut dhe poshtë çmimeve të
referencës.
o Shitje “cash” pa lëshim fature/fiskalizim, sidomos në fazat e para të projektit
(kapar, parapagime informale).
 Nëndeklarimi i kostove të punës dhe punësimi informal
o Numër i ulët i punonjësve të deklaruar në raport me vëllimin e punimeve.
o Paga të deklaruara shumë më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e
ndërtimit.
o Përdorimi i punëtorëve të përkohshëm ose të padeklaruar për fazat intensive të
punimeve.
 Furnitorë fiktivë dhe fatura të rreme
6
o Përdorimi i subjekteve me risk (pa staf, pa aktivitet real, me histori mospagesash)
për të rritur artificialisht kostot dhe për të ulur fitimin e tatueshëm dhe TVSH-në e
pagueshme.
 Mospërputhje midis lejeve të ndërtimit dhe deklarimeve tatimore
o Sipërfaqe të deklaruara për qëllime tatimore më të vogla se sipërfaqet e miratuara
në lejet e ndërtimit ose të regjistruara në hipoteka/kadastra.
o Projekte të përfunduara fizikisht, por me deklarime të vonuara ose të pjesshme të
të ardhurave.
 Rrezik për pastrim parash
o Duke qenë sektor me volum të madh transaksionesh cash dhe me vështirësi në
përcaktimin e kostos reale, ndërtimi shfaqet shpesh në raportet për pastrimin e
produkteve të veprës penale si sektor i favorizuar për fshehje dhe riciklim kapitali.
 Deklarimin dhe vlerësimin e te ardhurave nga arketimet sipas kontratatve dhe
marrëveshjeve mes paleve të realizuara para shitjes përfundimtare të ndërtesës
o Moslëshimi i faturës tatimore për çdo shitje apartamenti, ndërtese, pasurie të
palujtshme, të kryer, pavarësisht nëse është e përjashtuar ose jo nga tvsh-ja.
o Moslëshimi i fatures tatimore për të gjitha arkëtimet paradhënie për porosi apo
shitje apartamentesh .
5. Elementet kryesore të kontrollit sipas llojit të tatimeve në ndërtim
Kontrolli i TVSH-së në sektorin e ndërtimit bazohet në disa elemente specifike të aktivitetit
ndërtimor:
1. Situacionet mujore dhe faturimi
o Krahasimi midis vlerës së situacioneve dhe faturimit të deklaruar në librat e
shitjeve/blerjeve dhe në sistemin e fiskalizimit.
2. TVSH në blerjet e inputeve të ndërtimit
o Furnizimi me materiale ndërtimi (çimento, hekur, tulla, materiale
elektrike/hidraulike) dhe shërbime projektimi, mbikëqyrjeje, transporti etj.
gjeneron të drejtën e zbritjes së TVSH-së në masën që përdoren për aktivitetin
ekonomik. DMR analizon:
 nivelin e TVSH-së së zbritur në raport me vëllimin e punimeve dhe
sipërfaqen e lejuar në lejet e ndërtimit;
 furnitorë fiktivë ose me risk të lartë.
3. Deklaratat periodike dhe fiskalizimi
o Krahasohen të dhënat e fiskalizimit (fatura B2B/B2C), deklaratat e TVSH-së,
librat e shitjeve/blerjeve dhe të dhënat nga institucione të tjera (leje ndërtimi,
çmime reference, hipoteka) për të evidentuar mospërputhje, mosdeklarime ose
ulje artificiale të bazës së TVSH-së.
4. Zbatimin e rregullave që lidhen me vendin e furnizimit të shërbimeve, bazuar në
ligjin Nr. 92/2014 dhe Nenin 26 të Udhëzimit Nr.6, datë 30.1.2015 PËR TATIMIN
MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
7
Tatimi i mbajtur në burim (TMB) zbatohet për kategori të caktuara pagesash (interesa,
royalty, qira, pagesa ndaj jorezidentëve, etj.), sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat dhe
udhëzimeve shoqëruese.
 Pagesa ndaj jorezidentëve
o Projekte ndërtimi ku angazhohen kompani të huaja për supervizim, projektim,
konsulencë, pajisje të posaçme etj. Këtu lind detyrimi për tatim në burim për të
ardhurat e jorezidentit, nëse nuk zbatohet marrëveshje për shmangien e tatimit të
dyfishtë.
o Risk: mosmbajtja e tatimit në burim ose aplikim i gabuar i normës/rezidencës
tatimore.
 Qiratë dhe kontratat e përdorimit të pasurisë
o Kompanitë e ndërtimit shpesh marrin me qira magazina, toka, ambiente pune. Për
qiratë e paguara individëve, tatimi në burim 15% mbahet nga subjekti pagues.
 Shërbimet profesionale
o Pagesa për shërbime projektimi, konsulence, mbikëqyrjeje, agjent imobiliar që
mund të jenë objekt tatimi në burim, në varësi të statusit të përfituesit dhe natyrës
së të ardhurës.
Tatimi mbi të Ardhurat, shoqëritë e ndërtimit janë subjekte të tatimit mbi fitimin për fitimin
neto të realizuar gjatë vitit.
1. Manipulimi i fitimit të tatueshëm përmes kostove
o Fryrje e kostove të nënkontraktorëve dhe furnitorëve fiktivë.
o Klasifikim i shpenzimeve jo të lidhura me aktivitetin si shpenzime të zbritshme.
o Mospasqyrim i fitimit real nga shitja e objekteve ndërtimore (raport i ulët
fitim/qartesi tregu).
2. Mospërputhje midis ciklit ekonomik dhe deklarimeve
o Ndërtimi është aktivitet shumëvjeçar; rrezik për mospërputhje midis fazave të
realizimit të projektit dhe momentit të njohjes së të ardhurave/kostove në
deklaratën e tatimit mbi fitimin.
o Projekte të mbaruara në praktikë, por të mbajtura të papërfunduara në bilanc për
të shtyrë tatimin.
3. Rezerva të fshehura dhe pasuri të pa deklaruara
o Mospërputhje midis bilanceve kontabël, të dhënave të tatimit mbi fitimin dhe
informacionit nga bankat, noteri, hipoteka etj.
DMR ndërton profile risku duke krahasuar marzhin e fitimit të ndërmarrjes me mesataret e
sektorit, me çmimet e referencës dhe me historikun e deklarimeve.
6. Zinxhiri i furnizimit në ndërtim dhe qasja e DMR
Zinxhiri i furnizimit në ndërtim përfshin:
 Investitorin / zhvilluesin (developer-in);
8
 Kontraktorin kryesor;
 Nënkontraktorët (muraturë, strukturë, instalime, fasada, lyerje etj.);
 Furnitorët e materialeve dhe pajisjeve;
 Shërbimet mbështetëse (projektim, mbikëqyrje, transport, konsulencë, marketing, agjent
real estate).
Qasja risk-based e DMR-së konsiston në:
1. Gjurmimin e zinxhirit të furnizimit përmes fiskalizimit dhe deklarimeve
o Analizohen lidhjet B2B midis subjektit ndërtues dhe
furnitorëve/nënkontraktorëve, për të identifikuar:
 subjekte pa staf ose pa kapacitete për vëllimin e faturuar (risk fiktiviteti);
 zinxhirë të gjatë fiktivë vetëm për rritje kostosh;
 mungesë të faturave për faza kritike të punimeve.
2. Krahasimi me tregues fizikë
o Sipërfaqja e lejuar në lejen e ndërtimit; vëllimi i betonit; sasia e hekurit; numri i
punonjësve; afatet e projektit etj., krahasohen me volumin e deklaruar të blerjeve
dhe shpenzimeve.
7. Metodologjia për përcaktimin e pagave mesatare referuese
 Përdorimi të dhënave nga INSTAT, të dhënave të disponueshme të DPT dhe
informacioni i tregut të punës sipas profesioneve dhe zonave gjeografike.
 Pagat grupohen sipas sektorit NACE 41–43 dhe sipas nivelit të kualifikimit: punëtorë të
pakualifikuar, punëtorë të kualifikuar, profesionistë dhe staf administrativ.
 Për çdo kategori llogaritet paga mesatare bruto mujore dhe përcaktohet një interval
referencë i bazuar në burimet kryesore të të dhënave.
 Pagat referuese rifreskohen çdo vit në përputhje me ndryshimet e tregut, pagën minimale
dhe të dhënat administrative të përditësuara.
 Përdoren në analizën e riskut për të identifikuar devijimet nga tregu, për të profilizuar
tatimpaguesit dhe për të targetuar subjektet me risk të lartë nën-deklarimi të pagave.
9
8. Plani i Komunikimit dhe format e trajtimit
Njoftim i tatimpaguesve që operojnë në sektorin e ndërtimit për planin e ndërtimit që do të
ndërmerret në Website zyrtar , e-filing, media sociale.
Format e trajtmit sipas nivelit të riskut nga më i ulët tek më i lartë
- e-filing: Dërgim i POP UP në llogarinë e tatimpaguesve
- Komunikime me postë: Letra të personalizuara
- Qendra e Thirrjeve
- Vizita fiskale
- Kontroll nga zyra
- Kontroll në vend
- Verifikime tematike në bashkëpunim me:
o Inspektoratin Shtetëror të Punës;
o Institutin e Sigurimeve Shoqërore;
o Njësitë vendore (lejet e ndërtimit, situacionet e punimeve).
9. Aktorët kryesorë në Planin e Ndërtimit
 DPT & DMR – analizë risku, politika dhe koordinim.
 Kontrolli & Hetimi Tatimor – verifikime dhe hetime në sektor.
 Drejtoria e IT-së – analiza të dhënash dhe sisteme.
 INSTAT, ISSH, ISHPSH – të dhëna për paga dhe punësim.
 Bashkitë & Kadastra & AZHT – leje ndërtimi dhe të dhëna pronësore.
 Bankat – informacione financiare dhe qarkullime.
 Agjencitë e pasurive të paluajtshme – informacione lidhur me transaksionet në treg.
 Kontraktorë, nënkontraktorë, furnitorë – aktorët kryesorë të sektorit të ndërtimit.
10. Përfundime
Sektori i ndërtimit mbetet një nga prioritetet e Administrates Tatimor për shkak të nivelit të lartë
të informalitetit dhe ndikimit të tij të drejtpërdrejtë në të ardhurat buxhetore dhe në tregun e
punës. Vendosja e pagave referuese dhe përdorimi i analizës së thelluar të riskut për
identifikimin e rasteve të nën-deklarimit përbëjnë një instrument të rëndësishëm në formalizimin
e sektorit dhe forcimin e administrimit tatimor.

 

Dokumenta bashkëngjitur