AKTUALITET, 15 Janar 2025, 21:57

Ngjarja te “Xhamlliku”, polici dyshohet se u vetëhodh nga kati i 11-të. Policia nuk bën transparencë!

Ngjarja te “Xhamlliku”, polici dyshohet se u vetëhodh nga kati

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore u rrëzua nga kati i 11-të i një pallati në zonën e “Xhamllikut”.

Dyshohet se polici është vetëhedhur nga pallati ndërsa ka rënë fillimisht mbi telat e internetit dhe më pas në tokë. Ndonëse kabllot i kanë ulur shpejtësinë e rënies, 57-vjeçari Azbi Spahiu ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës.

Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës tha se po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, por policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm.  

Pas aludimeve në disa media, se polici kishte ndaluar disa ditë më parë djalin e një oligarku shqiptar i cili përplasi disa automjete në gjendje të dehur, TPZ i'u drejtua Policisë për informacion, por nuk morëm përgjigje lidhur me këtë çështje. Zëdhënësi i policia nuk dha përgjigje nëse polici është marrë në pyetje nga AMP apo ka patur ndonjë procedim ndaj tij.