AKTUALITET, 27 Janar 2023, 18:14

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD: Rama të japë dorëheqjen dhe të hetohet!

Çështja “McGonigal”/ Deputeti i PD: Rama të

Çështja e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal ku përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, nuk mund të kalojë pa dorëhqjen e Ramës. Kështu u shpreh deputeti i PD, Tritan Shehu në një intervistë për Panorama TV, ku ndër të tjera theksoi se Rama duhet të hetohet.

Sipas Shehut, skandali me ish-agjentin e FBI dhe kryeministrin Rama është i denjë për vende sulltanësh, duke theksuar se kjo gjë dëmton imazhin e Shqipërisë, por edhe një humbje besimi nga ana e partnereve nderkombetare.

Shehu theksoi ndër të tjera se në 100 vjet marrëdhënie me SHBA nuk ka ndodhur një skandal i përmasave të tilla.

“Është një skandal madhor me të cilën Shqipëria në 100 vjet marrëdhënie me SHBA  nuk ka ndodhur. Është një skandal që realisht tregon tendencat, përpjekjet edhe realizimin e këtij regjimi për të korruptuar zyrtarë të lartë amerikane për të përdorur potencialin e tyre për të goditur opozitën këtu. Është një skandal që nuk mund të kalojë pa dorëheqjen e kryeministrit dhe një hetimi të gjerë.

Është një çështje që godet aleatin e madh SHBA. Të korruptosh një agjent të FBI kjo nuk ka kuptim, janë metoda që përdoren nga regjimet.

Këto janë metoda që përdorin regjimet. Kjo tregon nivelin e ulët të demokracisë. Rama ka frikë të përballet dhe kërkoi ta kalojë me disa reshta që realisht nuk tha asgjë.

Kërkon të kalojë një skandal të përmasave të mëdha. Një skandal që nuk e bëmë publik ne, por gjithçka doli nga drejtësia amerikane.

Ky është një skandal që së pari duhet një komision hetimor, kryeministri të japë dorëheqjen dhe të hetohet pa qenë kryeministër. Një skandal është i denjë vetëm për vende sulltanësh dhe dëmton imazhin e Shqipërisë. Ne humbim besueshmërinë e partneritetit me partnerët tanë”, tha Shehu.