TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka më të thjeshtë që të mos pranojë ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me aferën McGonigal, edhe nëse sipas tij Gjykata Kushtetuese do e kundërshtonte këtë vendim.
Bylykbashi tha se “Kushtetuesja” nuk ka mekanizma shtrëngues për të detyruar Ramën në pranimin e Komisionit Hetimor.
Ai gjithashtu foli edhe për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitin 2019 nga ana e opozitës, ku shtoi se ka qenë vijimi i hetimeve për para ruse dhe ndërthurja me çështjen e “Toyota Yaris” që çuan në këtë situatë.
Bylykbashi: Dëgjoni, kjo nuk është historia që të ketë të bëjë Rama me rusët. Ata që luajnë në plane më të mëdha, rusët janë marrë të krijojnë probleme me Brexit. Nuk është çështja të mbajnë peng Bashën. Unë kam thënë diçka tjetër. Në vitin 2018 kur hetimi është rritur, që u komplikua edhe me çështjen e “Toyota Yaris”, çoi krejt papritur në një ndërprerje të Reformës në Drejtësi, ku unë isha bashkëkryetar. Unë kam ngritur një hipotezë tjetër. Mund të them këtë gjë. Ka qenë një situatë e vështirë 2018 që çoi në djegien e mandateve, mos’hyrjen në zgjedhje dhe në djegien e materialeve zgjedhore në një KZAZ. Ka krijuar një gropë kushtetuese dhe është prishur sistemi.
Platon Nesturi: Faktet tregojnë se nëse gabojmë biem në çdo lloj rrjedhe. Këto historitë me konspiracion më duket sikur bën konspiracion dhe i rrit vlerat Ramës, që duket sikur ai është kaq i fuqishëm sa të ndërhyjë në SHBA. Nuk është kaq e thjeshtë që të përdoret me emër kryeministri Edi Rama në aferën McGonigal. Opozita duhet ta shfrytëzojë këtë gjë. Por duhet të shohë klimën ku po e vendosim këtë çështje. Por klima e protestave që po bëhet në ambientin shqiptar nuk ka të bëjë me trysnira për gjykatat në SHBA, por ka të bëjë me trysni ndaj gjykatës për çështjen e vulës së PD. Ne nuk po merremi me çështjen McGonigal, sepse gjithçka është e mbyllur tek ajo aktakuzë ku përmendet emri i Edi Ramës.
Bylykbashi: GJK nuk ka kërkuar normë kushtetuese tjetër. GJK në vendime të mëhershme i ka veshur anëtarët me vestiturën e një minorance kushtetuese. Marrëveshja që u mbështet edhe nga BE, ka pas 3 pika. Njëra prej tyre ka qenë zbatimi i vendimeve të GJK në lidhje me Komisionet Hetimore. Rama e ka më të thjeshtë që të mos e ngrejë komisionin dhe të marrë kërton të kuq nga GJK dhe përsëri të mos e ngrerë. Kur duhet të bësh marrëveshje që të zbatosh vendimet e GJK, është e qartë se vendimet e GJK zbatohen sepse ti do t’i zbatosh.