AKTUALITET, 1 Shkurt 2023, 13:36

Çështja “McGonigal”/ Berisha: Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine ndaj qeverisë së SHBA

Çështja “McGonigal”/ Berisha: Akti i Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me përfshirjen e tij në skandalin “McGonigal”, akti i tij është një thikë e tmerrshme pas shpine ndaj qeverisë së SHBA.

Sali Berisha: Kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Edi Ramës është sot kryeministri e regjimi më i diskretituar pas Koresë së Veriut, e Lukashenkos.

Rama siç dëshmojnë dokumente të pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të mos ishte udhëheqësi i botës së lirë.

Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine, që ky njeri që s’ka nder, komb, atdhe, flamur, dinjitet, ka bërë ndaj SHBA, qeverisë së SHBA dhe më gjerë.

Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë para kombit amerikan.

E vërteta është sjellë me aktin e tij siç sillen armiqtë ndaj njëri tjetrit.

Në këtë mënyrë ai ka lënduar çdo shqiptar, që ka mirënjohjen si virtyt të palëkundur moral të tij. Rama ka kryer një akt me pasoja absolutisht të rënda.