AKTUALITET, 13 Mars 2026, 12:46

Çeshtja ‘Balluku’, Rama: Deklaratat e ndërkombëtarëve, të qarta! Asnjë presion e kërcënim, s’pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Çeshtja ‘Balluku’, Rama: Deklaratat e

Në konferencën për shtyp një ditë pas votimit të Kuvendit për të mos i hequr imunitetin Ballukut, kryeministri Rama hodhi poshtë zërat e presionit nga ndërkombëtarët. Ai tha se nuk ndodhin në nivelet ku bëhen diskutimet dhe kushdo që thotë se mbaroi ëndrra europiane, nuk dëshiron suksesin e saj.

“Unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë, interesin e saj dhe gjithë shqiptarët dhe një nga normat e padiskutueshme të këtij përfaqësimi është që t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë s’më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë dhe as pranoj të më shohë njeri. Përtej mënyrës si janë pikturuar në karikaturat e pazarit mediatik dhe politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive. S’ka pasur asgjë të ngjashme sa i takon tensionit, presionit, kërcënimit. Këto janë gjëra që s’ndodhin në ato nivele ku bëhen ato diskutime.

Edhe vetë deklaratat e bëra dje janë shumë të qarta, por varet sesi i lexon. Duke pasur parasysh edhe sipërfaqen ku janë shkruar dhe leximin prej saj, edhe thellësinë e marrëdhënieve dhe realitetin e përditshëm të komunikimit, ju them me plot gojën që leximi i bërë nga ata që kanë vënë kujën se u bllokua Shqipëria dhe mbaroi ëndrra europiane, është në rastin më të mirë, pervers, dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm për të lënduar këdo që dëshiron suksesin në këtë rrugë. Kush merret me këto deformime dhe i bie kësaj daulleje, nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge sepse e lidh me qeverinë, me mua, me ne”, tha Rama.

Kryeministrika pranuar përplasjet me faktorin ndërkombëtar për mbrojtjen ndaj Belinda Ballukut dhe mos heqjes së imunitetit të saj një ditë më parë në Kuvend, gjë që shkaktoi reagime nga disa përfaqësi diplomatike. Ai tha se është e vërtetë që kanë pasur debat me disa nga partnerët e vendit lidhur me këtë çështje, por shtoi se “nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë”.

“Një çështje korrupsioni se vetë prokuroria nuk ka ngritur akuzë por për një çështje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë dhe e përsëris atë që thashë përpara grupit parlamentar, unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit. Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni.

Nga ana tjetër, është e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dhe sikundër besoj e dinë shumica, por bëjnë sikur s’e dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, interesin e vendit dhe një nga normat e pa diskutueshme të këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë po as nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë. Përtej mënyrës se si është karikatura e pazarit politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive.

Nuk ka pasur asgjë si ato që janë thënë sa i përket tensionit apo presionit apo kërcënimit. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Dhe besoj se edhe deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta “, tha Rama.