AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 10:47

Erkand Qerimaj sulmon presidentin e peshëngritjes, një ditë pasi e anëtarësoi Veliaj në PS: Ka bërë shumë skandale

Erkand Qerimaj sulmon presidentin e peshëngritjes, një ditë pasi
Qerimaj dhe Veliaj dje në ceremoninë e anëtarësimit në PS

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ka bërë një akuzë të fortë në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan që një sportist është kapur me doping, por Federata e ka mbajtur të fshehtë.

|Skandali i fundit ne federaten e peshngritjes rasti i fundit i nje rasti sportist qe esht kapur me doping, qe esht mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten dhe Elezin.

Mendimi im qe urgjentisht Elez Gjoza te japi Dorheqje te behen zgjedhje te reja. Drejton Federaten qe ne Vitin 2013 ika ber 3 Mandate me Shume Skandale. Fondi dhe Federata esht per sportistat e Tranjerat ,Jo per te shkuar ne gjepat e medhenje te Presidentit . Per te Ber Turizem me njerzt e Familjes me leket e taksapaguesve,

Shporru nga Federata Hajdut Mashtrues.

Mendimi im Erkand Qerimaj

Kampion Europe e Bote qe na viti 2002"-shkruan Qerimaj.

Reagimi i peshëngritësit Qerimaj u bë pak orë pasi ai u anëtarësua në PS nga kreu i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i qarkut. Një vit më parë Veliaj nisi betejën e ashpër me Armando Dukën për të mos u rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.