TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për lajmin që qarkulloi ditët e fundit, se Erion Braçe ka shfaqur ambicie për të qenë kandidati i PS për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Tela tha se kjo ngjan si lëvizje "Braçe përballë Rilindjes" dhe se mbetet për t'u parë nëse do të përplaset me Ramën.
"Braçe i kërkon rezultatet e votave sepse tani i bëhen 30 vjet deputet. Kjo që po bën Braçe është një lloj sfide, testimi. Kemi një kandidate të shpallur për kryetare të Bashkisë, nuk është moment i hapur. Prandaj është sfidë. Me profilin e tij, 30 vite deputet. Në këto vite ka patur vetëm 2 vite detyrë ekzekutive si zv kryeministër. Në këto 2 vite, ka qenë më problematiku, për mënyrën si menaxhonte ditën e punës. Kur është shpallur lista e ministrave të rinj, ka qenë i vetmi që ka marrë duartrokitje në sallë, është njeri me mbështetje në PS, i dyti më i votuar në zgjedhjet e majit. Është socialist i thekur. Është ky përballë Rilindjes, njerëzve të emëruar. Është interesante lëvizja e Braçes. A do të përplaset me Ramën, apo do të testojë fuqinë e tij, mbetet për tu parë", tha Tela.