TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se protesta e opozitës kishte shansin për të rrëzuar qeveriën e Ramës, e cila është e ngopur me skandale dhe njerëzit janë shumë të pakënaqur me të. Por, sipas tij, opozita nuk arriti ta përkthejë këtë pakënaqësi në kapital politik dhe në potencial për ta rrëzuar.
“Protesta ishte në një moment kur qeveria është në kuotat më të ulëta që ka patur ndonjëherë dhe ishte momenti më i mirë për të rrëzuar qeverinë. Në çdo rast kjo qeveri do të ishte rrëzuar, sepse vjen në një moment që, përveç ngopjes me skandale, përveç autoritarizmit, kapjes së institucioneve, drogës e të gjitha të zezave që i kanë dalë, është një kohë kur janë rritur çmimet, kohë kur Adriatik Lapaj dhe disa çuna të tjerë të “Qëndresës Qytetare” mblodhën relativisht po aq njerëz sa ç’mblodhi Berisha të shtunën, që do të thotë se populli dhe shoqëria po zien, ashtu siç thotë Sali Berisha. Njerëzit janë të pakënaqur dhe shoqëria është e paduruar për ta rrëzuar këtë qeveri. Problemi është se revolucioni nuk po ndez, nuk po e përkthen këtë pakënaqësi të madhe në aksion politik dhe në potencial për ta rrëzuar. Përkundrazi paaftësia e revolucionit për ta rrëzuar Ramën, është suksesi i tij dhe që e mban Ramën aty ku është.
Pse këta nuk arrijnë ta përkthejnë këtë pakënaqësi në kapital politik? Pse i duhet Sali Berishës që nga skandali “McGonigal” deri te protesta të presë një muaj për t’u organizuar? Nëse kazani po zien, vëri shkrepsen dhe merr flakë përnjëherë. Kjo tregon se ka një problem me opozitën.
Për mua qeveria është e rrëzuar gati, mbahet te një patericë dhe duhet vetëm dikush ta shkelmojë atë që të bjerë dhe PD është shumë e pafuqishme për ta rrëzuar këtë”-tha Mërtiri.