AKTUALITET, 20 Shkurt 2024, 18:43

Erdogan i kujton ‘bastin’ Ramës: Mbajta fjalën për ndërtimin e spitalit të Fierit. Jemi krah popullit shqiptar

Erdogan i kujton ‘bastin’ Ramës: Mbajta fjalën për

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në krah të Ramës, deklaroi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional, që vazhdon të zhvillohet. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ankara me kryeministrin Edi Rama, Erdogan u shpreh se volumi tregtar mes dy vendeve është rritur dhe objektiv është që të shkojë në 2 miliardë dollarë.

Erdogan i kujtoi ‘bastin’ kreut të qeverisë, kur në janar të vitit 2021, presidenti i Turqisë tha se spitali në Fier do të ndërtohej brenda 2 muajve, diçka e cila u bë realitet.

“Jam shumë i kënaqur që pres kryeministrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumëdimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe këtej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar”, -theksoi ndër të tjera Erdogan.