TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini ka folur për skandalin e ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, i cili është takuar jo vetëm me kryeministrin Edi Rama por me shumë personazhe në Tiranë, duke mos i deklaruar udhëtimet në FBI.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se në Shqipëri, zyrtarët vrapuan të takoheshin me një person që ka shkelur ligjet në SHBA, për të zgjidhur hallet, pasi përveç korrupsionit, nuk besojnë në institucionet e vendit. Madje, Sejamini deklaroi se kishte njerëz në Tiranë, që mburreshin se kishin një mik në FBI!
"Charles McGonigal ka ardhur këtu privatisht dhe ka shkelur çdo ligj të qeverisë amerikane. Përderisa ka ardhur privatisht, ka ardhur me qëllim për të bërë para. Fakti që ka takaur kaq shumë njerëz, tregon kalbëzimin e shoqërisë tonë, sa vjen një sherif dhe shkojnë të gjithë të zgjidhin gjërat. Erdhi një mashtrues dhe vajtën të gjithë të zgjidhin hallet.
Ai është përdodur për të luftuar opozitën. Është përdorur për një tender. Është përdorur për të hetuar vrasjen e një politikani. Ai ka kuptuar se në një shoqëri të kalbur bëhen lek. Kur ka ngrënë atë darkën me Safetin dhe të tjerët, ata janë ndjerë të nderuar. Në Shqipëri, ka patur njerëz që mburreshin, kam një shok në FBI. Ky person është shumë i ditur, për të ndjerë kënaqësi shpirtërore për këtë, por është paraja...", tha Sejamini.