TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV, hetimet e SPAK-ut ndaj Artan Hoxhës, duke theksuar se, nëse informacioni është i vërtetë, Hoxha ka të drejtën ta përdorë atë. Abilekaj shtoi se, për të mbajtur akuzat e tij, SPAK duhet të tregojë se ku ka gënjyer Hoxha.
Ai theksoi se, nëse do të kishim të bënim me një informacion të montuar, atëherë do të kishte një komplot të organizuar nga Hoxha dhe një grup kriminal.
“SPAK thotë që është bërë një akt kriminal në shërbim të një bande kriminale kundër një tjetre. Nëse sot do të kishim një foto të montuar të Çapjas me Edi Ramën dhe Artan Hoxha do të kishte dalë të shpifte në përfitim të një bande tjetër, atëherë aty do të kishim të bënim me një komplot të organizuar nga Artan Hoxha dhe një bandë kriminale. Por kur ajo është, Hoxha apo hiqjani emrin, ai ka të drejtën të përdorë këtë fakt të vërtetë dhe i shërben pubkikut. Që SPAK t’i qëndrojë akuzës, gjysëm akuze morale dhe penale duhet të tregojë ku ka gënjyer Artani, përmes shpifjes dhe jo të vërtetës. Çfarë akuze ka bërë për Çapjat?
Ti je i detyruar të bashkëpunosh.
Ne na ka ndodhur një vrasje në Elbasan ku Suel Çela ka qenë prezent. Drejtori i Ramës në policinë e Elbasanit ka manipuluar provat, prokurori erdhi në SPAK dhe më pas thanë: Na falni se provat ishin.
Një nga anëtarët e bandës thotë se Balla na do për vota. Pse nuk janë në dosje ato? Çfarë ka më shumë interes për publikun?
SPAK nuk mund të jetë organizatë mediatike. SPAK na e shet faktin penal atë që del në media dhe jo ajo që ndodh.”- tha Abilekaj.