TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka shprehur ambicien të kandidojë për kryetar të bashkisë së Tiranës.
Analisti Enton Abilekaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Braçe mund të jetë kandidat, por jo i PS-së, sepse nuk ka zgjedhje dhe garë në PS.
“Erion Braçe mund të jetë kandidat, por jo i PS-së. Baza e njësisë 5, kur po ankohej për lënien pas dore te Taulant Balla, Braçe shpalli kandidaturën për kryetar. Ne e dimë se si reagon Rama në këto raste. Ka një krisje nuk mund të themi të madhe, se është kazermë e madhe.
Sot kemi një Parti Socialiste që i ngjan ushtrisë. Zgjedhjet për kryetar të Tiranës nuk janë bërë asnjëherë. Rama ka thënë se do të jetë Manastirliu kandidate për kryetare bashkie dhe në mometin e fundit do të shohim se kush do të vendoset dhe do të jetë e papritur për të gjithë. Braçe nuk mund të jetë kandidat zyrtar se nuk ka zgjedhje dhe garë.
Braçe ka qenë një rebel i pranuar, por me leje nga Rama. Me këtë që ka bërë duket se nuk ka marrë leje, në një moment kritik”- tha Abilekaj.