TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët, përfundoi rreth 120 minuta më parë.
Seanca rinisi në orën 13.30 pas ndërprerjes së asaj që nisi në orën 08.30 të mëngjesit, me kërkesë të avokatëve.
Avokatët e Veliajt paraqitën para Gjykatës një garanci pasurore për lirimin e Veliajt. Ndërsa ata të Xoxës kërkuan heqjen e masës së arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e saj me detyrim paraqitje.
Gjyqtari Erjon Bani prej 2 orësh ndodhet në dhomën e këshillimit. Erion Veliaj dhe të tjerët mbeten ende në pritje të vendimit nga GJKKO.