TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i burgosur, i shtruar në Repartin Infektiv të spitalit të Durrësit, është arratisur nga ambientet në rrethana ende të paqarta.
Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur.
Ai akuzohet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, si edhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.
"Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.
Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Burgjet.
Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të sigurisë mbahej në Bugun e Durrësit i izoluar, në pritje të hetimeve dhe procesit.