AKTUALITET, 10 Shkurt 2025, 19:19

Rrjedhje e gazit nga bombola, përfshihet nga flakët banesa në Gjirokastër! Zjarrfikëset nxjerrin në kohë të moshuarin

Rrjedhje e gazit nga bombola, përfshihet nga flakët banesa në

Një banesë u përfshi nga flakët në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës sot rreth orës 18:08 si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Zjarri ra në banesën e 86 vjeçarit P.K, pasi i moshuari nuk kishte arritur dot të kryente korrekt montimin e bomblës së gazit në sobën që përdorej për ngrohje. Në momentin që tentoi ta ndezë sobën banesa u përfshi nga flakët.

Në vendngjarje mbërriti një automjet zjarrfikës dhe u ndërhy për vënien nën kontroll të flakëve. I moshuari arriti të dilte në kohë nga banesa por për shkak të asfiksisë i është dashur ndihmë mjekësore dhe është shoqëruar për në spital.

Banesa e familjes Kristidhi është djegur pothuajse plotësisht por zjarrfikësit kanë parandaluar kalimin e flakëve drejt banesave fqinje.