AKTUALITET, 25 Prill 2024, 18:42

EMRI/ Nga burgu doli, por zakonin nuk e harroi… një ditë pasi la qelinë falë amnistisë, kryen vjedhjen e radhës

EMRI/ Nga burgu doli, por zakonin nuk e harroi… një ditë pasi

Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.

Menjëherë pasi ka lënë qelitë e burgut ka kryer një vjedhje në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia ky shtetas ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e tij në aksin Korçë-Pogradec.