TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme. Deri më tani janë caktuar 6 ekspertë, 3 nga Partia Socialiste dhe 3 nga Partia Demokratike.
Nga PS janë zgjedhur Viktor Gumi, Elena Xhina e Dardan Malaj, ndërsa nga PD Altin Kaziaj, Muharrem Çakaj e Arjan Madhi.
Bashkëkryetari Damian Gjiknuri tha se “brenda 2 javësh do të ketë tryezë me të gjitha partitë për ligjin për financimin”, duke shtuar se “edhe pse do vetëm 71 vota, do ta kalojmë me konsensus”.
Nga ana tjetër, homologu i tij, Oerd Bylykbashi tha se “nuk duhet përsëritur viti 2020 kur dakordësitë e arritura u prishën dhe në parlament u votua diçka tjetër”.
Axhenda parashikon dhënien e detyrave për adresimin e pikës së parë të kalendarit të punës: “Financimi i partive politike jashtë fushatës zgjedhore”;
Organizimin e një tryeze konsultimi me partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile lidhur me projektligjin në fjalë (brenda muajit shkurt).