TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënuar 2 persona të pandehur për akuzën e korrupsionit zgjedhor aktiv dhe pasiv.
Vendimi u dha ditën e sotme (13 janar), për Pandeli Bozha dhe Vladimir Lushka, por ky dënim u konvertua në fund nga GJKKO në shërbim prove dhe shuarje.
Prokuroria e Posaçme kishte nisur hetimet prej vitit të kaluar, duke e dërguar dosjen në gjyq.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Bib Ndreca.
Bozha u dënua me 1,5 vite burg, po për shkak të gjykimit të shkurtuar u bë 1 vit dhe si përfundim u kthye në shërbim prove. Fajtor u shpall edhe Lushka, por sipas GJKKO ky dënim shuhej, pa përcaktuar masën e tij.
Në fund u bë edhe sekuestrimi i provës materiale për llogari të shtetit, që ishte një kartmonedhë 2 mijë lekëshe që do përdorej për blerjen e votës.