TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zgjedhjet për kreun e ri të Degës së Partisë Demokratike në Elbasan po zhvillohen sot, me pesë kandidatë në garë.
Rreth 2400 anëtarë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00.
Në garë janë Durim Çekrezi, që aktualisht drejton përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog që kërkon një PD më të hapur; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, e vetmja grua në garë; Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e PD-së; dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri politik.
Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen dhe organizimin e PD-së në Elbasan.