TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë kanosur një 30-vjeçar për t’i marrë një shumë monetare prej 30 000 euro.
Ngjarja u zbardh pas kallëzimit të bërë nga 30-vjeçari, i cili deklaroi se në një lokal ishte kërcënuar nga tre persona, të cilët dyshohet se mbanin edhe armë zjarri, me qëllim përfitimin e një shume parash.
Të arrestuarit janë Alteo Grabovaj, 26 vjeç, Mahmut Balikci, 22 vjeç dhe Mehmet Hoxha, 29 vjeç, të tre banues në Vlorë
Më pas, ata i kanë marrë automjetin tip “BMW”, duke e mbajtur deri në dhënien e shumës së kërkuar. Gjatë operacionit u sekuestruan automjeti i përdorur nga autorët, si dhe automjeti që ata i kishin marrë 30-vjeçarit.
Nga hetimet paraprake rezulton se autorët, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur të riun që t’u jepte shumën prej 30 000 eurosh dhe më pas i kanë marrë automjetin, me të cilin janë larguar.