AKTUALITET, 25 Prill 2024, 15:18

Emisioni i RAI3, grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama

Emisioni i RAI3, grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paraqitur kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me investigimin e emisionit në Rai 3.

Në kërkesën e depozituar theksohet se në datën 22 prill 2024, “emisioni “Report” në televizionin publik italian RAI 3 ka publikuar një investigim për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës”.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet e paraqitura në përmbajtje të investigimit të emisionit “Report”, në televizionin italian RAI 3, si dhe ndërhyrjen tek drejtuesit e këtij televizioni lidhur me këtë investigim nga ana e Kryeministrit Edi Rama, kërkojmë zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama” – thuhet në shkresën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.