TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Tiranë mbahet protesta e trembëdhjetë kundër klasës politike, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë. Një pjesëmarrje e lartë është edhe nga Diaspora, që i është bashkuar revoltës në Tiranë.
Një protestues i cili prej tetë vitesh ka jetuar në Londër, i është bashkuar kësaj proteste, duke kërkuar që edhe shqiptarë të tjerë kudo që ndodhen t’i bashkohen protestës.
“Për fatin tonë të keq, pas 35 vitesh i kanë sjellë vendit tonë vetëm disfata të mëdha. Rininë shqiptare e larguan. Një prej tyre jam edhe unë. U largova nga Shqipëria, sepse kjo klasë politike, po sigurohej që të më vriste edhe të ardhmen, një mln shqiptarë të larguar. Sot jemi në protestën e 13 dhe shqiptarët e vërtetë janë akoma. I bëj thirrje Diasporës dhe të rrëzojmë këtë sistem”, u shpreh ai.
Më tej i riu i bëri thirrje edhe Avokatit të Popullit që të reagojë e të bashkohet me shqiptarët, duke i kujtuar se e nisi tradhtinë nga Londra.
“Avokati i Popullit ku je? E nisë tradhtinë nga Londra. Rama tradhtar kombi, Sali Berisha statusit e non gratës ta jep Amerika dhe ta heq Edi Rama. U ka ardhur fundi, t’i bashkoheni Metës e Veliajt. Hidheni poshtë këtë sistem”, u shpreh ai.