TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretarja për Diasporën në Partinë Socialiste, Zerina Bruci deklaroi se shifrat e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet
Bruci u shpreh se emigrantët janë mjaft të interesuar për të votuar.
Ndër të tjera, Bruci shtoi se procesi i regjistrimit është i thjeshtë.
“Shifrat janë shumë optimiste. bash janë shumë të interesuar për të qenë pjesë. Në ditët në vijim, presim më shumë bashkatdhetarë që të regjistrohen. Sistemi i përgatitur nga KQZ është lehtësisht i përdorshëm. Është një proces i thjeshtë, që kërkon dokumentet minimale. Kërkon dokument identifikimi dhe adresën ku aplikanti pret zarfin e votës. Deri më tani nuk kemi pasur raportime të problematikave madhore. Këtë javë kemi qenë në Greqi dhe Itali, për të qenë afër bashkatdhetarëve tanë. Për ne, është e rëndësishme që procesi të funksionojë. Janë 48 orët e para të regjistrimit, është herët për të bërë analiza të karakterit demografik. Vendet me regjistrimet më të mëdha janë Italia, Greqia, Gjermania, Britania e Madhe, SHBA.
Ka pasur diskutime në lidhje me disa ndryshime që do e bënin më të përshtatshme votën e diasporës. Ndryshimet bëhen për përmirësimin e kushteve për votën e diasporës. Janë në fazë diskutimi. Jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim që ta bënim këtë proces historik sa më transparent dhe komod”, theksoi ajo.