TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Xhevahir Zhabina, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, emërimet e reja në Policinë e Shtetit, u shpreh se nëse këto ndryshime do të vijnë pa ndonjë sukses, është thjesht rotacion. Ai u shpreh se sfida më e madhe e Hitajt është pastrimi i policisë nga drejtuesit e lidhur me krimin.
“Me ardhjen e Hitajt duket si rifreskim i Policisë së Shtetit. Nëse këto ndryshime do të vijnë pa ndonjë sukses është një rotacion që thjesht ndodh.
Por duket se është bërë një ndryshim më i besueshëm, si denoncimet e qytetarëve për bastet dhe lojërat e fatit. Kjo është një nisje shumë e mirë, por sfida e madhe është pastrimi i policisë nga elementët që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.
Nga Policia e Shtetit, në Durrës dhe Elbasan janë lëvizuar drejtues që dyshohet se mbanin lidhje me krimin e organizuar”- tha Zhabina.