AKTUALITET, 28 Nëntor 2024, 12:02

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Dyshohet se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Ekzekutimi i Klaudio Prendit, çështja i kalon për hetim

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarje që ndodhi në Tiranë në orët e para të së martës (19 Nëntor) i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Burimet shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin grupi të strukturuar kriminal.