AKTUALITET, 22 Nëntor 2024, 12:53

Ekzekutimi i djalit të ish gjyqtarit/ Hetime në pistën e borxhit: Vrasja e Klaudio Prendit dyshohet se u porosit nga Greqia

Ekzekutimi i djalit të ish gjyqtarit/ Hetime në pistën e borxhit:

Pista kryesore ku janë shtrirë hetimet e Policisë së Shtetit për vrasjen e Klaudio Prendit është një konflikt që ai ka pasur për një borxh.

Ky konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth një muaj më parë.

Grupi hetimor dyshon se porositësit e vrasjes jetojnë jashtë vendit, nga ku është organizuar dhe porositur vrasja.

Ka dyshime se baza e këtij grupi është në Greqi, në këtë shtet dyshohet se është organizuar edhe vrasja e Klaudio Prendit.

Ndërkohë ka dyshime se edhe grupi i qitësve mund të jetë nga ky shtet, me të cilin po punohet për gjetjen edhe te personave që kanë vjedhur targat greke dhe që iu vendosën Audit që u përdor në krim.