AKTUALITET, 6 Janar 2025, 12:44

Ekzaminimet/ Rëndohet gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, mjekët në dilemë nëse duhet të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale

Ekzaminimet/ Rëndohet gjendja e Kryepeshkopit Janullatos, mjekët

Gjendja e kryepeshkopit, Lumturisë së Tij, Anastas Janullatus është e rëndë.

Pak para orës 12:00, sipas orës lokale gjendja u rëndua edhe më shumë.

Aktualisht, mjekët ende nuk janë të bindur nëse do të duhet ta operojnë apo të mos ndërhyjnë pasi vlerësojnë se organizmi i tij nuk do të mund të përballojë një ndërhyrje kirurgjikale.

Bashkëpunëtorët e Kryepeshkopit thonë për Top Channel se gjendja e Tij është e vështirë dhe se mjekët po vijojnë ekzaminimet dhe e mjekojnë atë me metodat më moderne.