AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 22:50

Ekstradohet nga Spanja djali i ish-kryepolicit Erzen Breçani, akuzohet për trafik droge me Ervin Matën

Ekstradohet nga Spanja djali i ish-kryepolicit Erzen Breçani, akuzohet

Ekstradohet nga Spanja djali i ish-kryepolicit Erzen Breçani! Akuzohet për trafik droge me Ervin Matën, u kap nga përgjimet e SKY ECC.

Në një operacion të mbajtur sekret nga Interpol Tirana, Eralbi Breçani është sjellë sot (13 qershor) nën pranga në aeroportin e Rinasit nga oficerët e Interpol Madridit.

Djali i ish-efektivit, që gjithashtu u arrestua gjatë operacionit të SPAK tre vite më parë por u lirua më pas për shkaqe shëndetësore, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Bashkë me të edhe biznesmeni Ervin Mata, partneri i këngëtares Elvana Gjata dhe njëkohësisht me lidhje familjare me Breçanin.

Akuzat ndaj tyre ishin për grup kriminal të strukturuar dhe trafik nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Shqipëri, teksa hetimet janë në proces nga SPAK dhe GJKKO.