TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Egon Loli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, duke folur për luftën ndaj Iranit, u shpreh se ishte Izraeli ai që i tërhoqi në luftën ndaj Iranit SHBA-të, duke e cilësuar se shteti hebre është bërë edhe më destabilizues se Irani në rajon.
“Ka shumë arsye dhe faktorë. Kryesoret mendoj se janë, Izraeli, faktori që është po aq destabilizues në atë rajon sa Irani, por kohët e fundit ka fituar Izraeli dhe është më destabilizues. Dy, patjetër është programi bërthamor.
Dhe e treta, padyshim edhe çështja e fuqizimit apo dobësimit të Kinës, që varet nga burimet energjitike në atë rajon.
Është edhe politika e brendshme amerikane, ata kanë luftë ideologjike. Ndërhyrja në Iran nga shumë faktorë amerikanë, është thënë këtu e 16 apo 20 vite më parë. Duke nisur nga projekti për Amerikën e re, Dick Cheney, etj.
Kemi deklarata publike dhe fakte të qarta që na bëjnë të besojmë, se SHBA e ndërmorën sulmin ndaj Iranit në këtë moment, se mund ta kishin marrë më vonë apo më herët, për shkak të detyrimit nga Izraeli dhe çështja e naftës. Për mua këto janë dy faktorët kryesorë", tha Loli.