AKTUALITET, 2 Janar 2025, 17:26

Efektivi u filmua me pistoletë në dorë te pika e bllokimit të makinave në Ksamil, reagon policia

Efektivi u filmua me pistoletë në dorë te pika e bllokimit

Policia ka reaguar, pas publikimit të video në rrjetet sociale nga pika e bllokimit të makinave në Ksamil.

Videoja e përfshirë shfaqte inspektorin Arben Islamaj, të angazhuar si trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Sarandë, duke mbajtur armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje me disa qytetarë në Ksamil.

Forcat blu bëjnë me dije se me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin 112.

"Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm"- njoftoi policia.