TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Besart Logu bëri me dije se skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, në dosjen e të cilit përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama, ka dhënë efektet e para dhe në investimet që po bëhen në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se një ditë pas publikimit të çështjes çmimet e apartamenteve në Portin e Durrësit, ranë nga 110 mijë euro në 105 mijë.
“Një ditë pas publikimit të skandalit të agjentit të FBI-së, çmimet e apartamenteve në Portin e Durrësit ranë nga 110 mijë euro në 105 mijë euro. 5 mijë euro ulje direkte. Nëse ndaj kryeministrit nisin hetimet vendi nuk ofron shumë siguri.
Çështja Charles McGonigal sapo ka filluar të japë efektet e para”- tha ai.