AKTUALITET, 16 Shkurt 2023, 14:05

Edmond Spaho përjashtohet nga seanca në Kuvend

Edmond Spaho përjashtohet nga seanca në Kuvend

Deputeti demokrat, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare në Kuvend për shkak të zhurmës së shkaktuar me bilbil dhe bllokimit të Foltores.

Drejtuesja e seancës për ditën e sotme Ermonela Felaj tha se pas dhënies së masës së vërejtjes ndaj deputetit, ka vendosur përjashtimin e tij nga seanca.

“Do të merren masa. Edmond Spaho nëse vazhdon kështu do përjashtohesh nga seanca. Nëse vazhdohet kështu, ndalohet paga e deputetit.

I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë”, tha Felaj. Kjo e fundit tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e deputetit disa herë gjatë seancës për zhurmën që shkaktonte.